Kaloni te përmbajtja kryesore

Vrasja e gazetares malteze, dorëhiqet edhe një ministër

Zyrtarja e radhës që dha dorëheqje

Ministrja e Maltës për ishullin Gozo, Justyne Caruana dha dorëheqjen sot pas raportimeve në media për lidhjen e burrit të saj me një oficer policie dhe të dyshuarin për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

Sipas ‘Maltese Sunday Times’, burri i saj po udhëtonte për në Londër për një ndeshje futbolli me biznesmenin Yorgen Fenech në shtator 2018, kur ky i fundit ishte nën hetime.

“Unë jam duke dhënë dorëheqjen si ministre, pasi janë publikuar raportet në media, megjithëse nuk kam asnjë lidhje me të,” tha Caruana në letrën e saj të dorëheqjes.

Dje, burri i saj, Silvio Valletta, i cili drejtoi hetimin për vrasjen dhe u pushua nga çështja në mes të vitit 2018 për një konflikt interesi, tha se ai nuk e dinte që Fenech ishte i dyshuar kur udhëtonte me të.

Disa zyrtarë të qeverisë së ish-kryeministrit Joseph Muscat gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen për krizën politike pas vrasjes së gazetares Daphne Galizia në vitin 2017, dhe disa ditë më parë këtë e bëri edhe shefi i policisë në Maltë.

Corinne Vella, motra e gazetares së vrarë, e përshëndeti dorëheqjen, por tha se kjo duhet të kishte ndodhur në vitin 2018.

“Ministrja duhej të tërhiqej menjëherë pasi të dinte për lidhjen e burrit të saj me Fenech. Një polic i moshuar nuk duhet të konsultohej me një njeri për të cilin ishte menduar se do të hetoj. Është shumë shqetësuese,” tha ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button