Kaloni te përmbajtja kryesore

SHBA godet grupet e mbështetura nga Irani në Siri

Tensione pas vrasjes së gjeneralit iranian

Forcat e koalicionit anti-DEASH të kryesuara nga SHBA kanë kryer sulm ajror ndaj njësive të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në rajonin Deirizor të Sirisë.

Avionët e koalicionit sulmuan disa elemente të grupeve terroriste të komanduara nga Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit të cilat mbështesin regjimin e Bashar al-Asadit.

Gjatë sulmit janë shkatërruar katër tanke të Hezbollahut në rrethin Ebulkemal, ndërsa po ashtu janë neutralizuar disa luftëtarë të armatosur.

Avionët e koalicionit po ashtu kanë intensifikuar edhe fluturimet e zbulimit mbi zonat ku gjenden grupet e mbështetura nga Irani.

Tensionet midis palëve në Siri janë rritur pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga një sulm amerikan në Bagdad.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button