Kaloni te përmbajtja kryesore

Të prekurit nga tërmeti në Lezhë përfitojnë pagesë të qiras për një vit

Vendimi i Këshillit të Bashkisë së Lezhës

Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi pagesën e plotë të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Pagesa do bëhet në bazë të vlerës së tregut.

Këshilli Bashkiak i Lezhës vendosi:

1. Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin e tyre nga këto banesa.

2. Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100% të vlerës së qirasë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3 të këtij vendimi.

3. Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:

a) Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1 është 10.000 lekë

b) Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1 është 14.000 lekë

c) Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1 është 18.000 lekë

4. Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë Zyrës së një ndalesë në Bashkinë e Lezhës, dokumentacionin:

a) Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë Bashkisë Lezhë sipas formatit të bashkëlidhur të këtij vendimi

b) Akti i konstatimit të gjendjes fizike të objektit.

Nga tërmeti shkatërrues të 26 nëntorit, humbën jetën 52 persona, mbi 900 mbetën të lënduar dhe shumë të pastrehë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button