ATK thotë se ka inkasuar 211.4 milionë euro për pesë muaj
9.2% më shumë se vitin e kaluar
Administrata Tatimore e Kosovës njofton se për periudhën Janar-Maj 2019 ka treguar performancë të mirë sa i përket inkasimit të të hyrave.
Sipas ATK-së gjatë kësaj periudhe janë mbledhur 211.4 milion euro, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 9.2% apo 17.8 milion euro më shumë.
“Si rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.”, thuhet në njoftim
Po ashtu bëhet e ditur se rol të rëndësishëm ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore të pa shlyera të cilat aktivitete janë intensifikuar në masë të madhe e qe do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?