Haradinaj shtrëngon duart me diplomatin Ischinger
“Për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit”
I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj është duke marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kryeministri përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” tregoi se është takuar me nikoqirin e kësaj konference Wolfgan Ischinger dhe me liderë të tjerë botërorë.
“Shtrëngim duarsh me diplomatin e njohur gjerman dhe nikoqirin e Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger dhe liderë të tjerë botërorë, në ditën e dytë të këtij forumi. Bashkëbisedime konstruktive, për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit” u shpreh Haradinaj.
Haradinaj mbrëmë është takuar në Mynih edhe me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas. Haradinaj ka deklaruar se nga ky takim ka marrë konfirmimin se Gjermania përkrah liberlaizmin e vizave për Kosovën./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?