Kaloni te përmbajtja kryesore

Avni Arifi dekretohet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ky dekret ka hyrë në fuqi nga dita që u nënshkrua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar këshilltarin e Ramush Haradinajt si ambasador i misionit diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shefi i Stafit të Qeverisë Haradinaj, Avni Arifi, është emëruar Ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuar Arabe, këtë e ka konfirmuar vet Arifi për portalin rtv21.tv.

Dekretimi i Arifit u nënshkrua nga presidenti më 31 janar.

Avni Arifi deri tani ka qenë këshilltari kryesor i kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe shef i ekipit negociator në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button