Kalon Kodi i ri Penal mundëson gjykimin e krimeve në mungesë
Komisioni për Integrime Evropiane ka votuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës te Kosovës për vitin 2019, si dhe plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës
Kryetarja e komisionit, Blerta Deliu, tha se projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019, miratohet pas një numri të madh propozimesh për amendamente. Sa i përket projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Deliu tha se nuk janë në kundërshtim me direktivat evropiane dhe se si i tillë duhet që sa më shpejt të shkojë në Kuvend. Ndërsa theksoi se ky ligj ka për qëllim të rregullojë mënyrën e gjykimit të krimeve në mungesë.

Qeveria në mbledhjen e 15 janarit ka miratuar Kodin e Proceduarës Penale. Në hartimin e Kodit të Procedurës Penale janë marrë parasysh eliminimi i mangësive, zbrazëtive dhe vështirësive të evidentuara gjatë zbatimit të Kodit aktual. Gjithashtu, Qeveria ka marrë vendimi për organizimin dhe funksionimin e strukturave institucionale për të dhëna të hapura, i cili ka për qëllim të ngrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike. Hapja e të dhënave synon forcimin e qeverisjes së mirë dhe rritë besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe përforcon detyrimin e Qeverisë për të respektuar sundimin e ligjit dhe siguron një bazë transparente dhe të përgjegjshme për të përmirësuar vendimmarrjen dhe për të rritur ofrimin e shërbimeve publike. Vendimi obligon të gjitha ministritë dhe agjencitë vartëse të Qeverisë që të hapin të dhënat e tyre në përputhje me interesin publik dhe t’i publikojnë ato në portalin kombëtar për të dhëna të hapura, pa ndonjë pengesë ose kosto administrative.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?