Kaloni te përmbajtja kryesore

Turqia arreston sërish një ish-deputet opozitar, akuzohet për terrorizëm

Ish-deputet opozitar, Eren Erdem humbi vendin e tij të punës në zgjedhjet e vitit 2018

Një gjykatë turke të hënën urdhëroi ndalimin e një ish-ligjvënësi të opozitës, disa orë pasi një gjykatë më e ulët e liroi me kusht, ndërsa po gjykohet për akuza të terrorizmit.

Eren Erdem, i cili humbi vendin e tij në zgjedhjet e vitit 2018 që i dha Presidentit, Tayyip Erdogan pushtet të ri dhe më të gjerë, është burgosur që nga qershori dhe akuzohet për botimin e përgjimeve të paligjshme, ndërsa ishte redaktor i një gazete të opozitës në 2014.

Vetë ai mohon akuzat se ka ndihmuar pasuesit e klerit amerikan, Fethullah Gulen i cili akuzohet për orkestrimin e një grushti shteti të dështuar gjatë vitit 2016. Prokurorët kërkuan dënimin deri në 19 vjet për Erdem, mbi “anëtarësimin e një organizate të armatosur”. Megjithatë, gjykata vendosi të hënën se ai duhet të lirohet me kusht.

Orë më vonë, një gjykatë më e lartë e përmbysi vendimin për lirimin, pas një apeli nga prokuroria e Stambollit, për arsye se Erdem mund të largohej nga Turqia, për t’iu shmangur një dënimi të mundshëm.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button