Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria ndau miliona euro për zgjedhje të parakohshme

Qeveria ndau afër 5 milionë euro

Sot u vendos që të ndahen 4 milionë e 944 mijë e 900 euro për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor. Ditë me parë KQZ-ja kishte bërë kërkesë në Qeveri për ndarjen e këtyre mjeteve të cilat do të sigurihen nga Ministria e Financave, raporton rtv21.tv.

Sipas KQZ-së, shuma e planifikuar e mjeteve ka të bëjë me prodhimin e materialit zgjedhor, transportimin e materialit sensitiv dhe josensitiv, trajnimin e Këshillave të Vendvotimit, pagesat për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, pagesat për anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve dhe stafin tjetër ndihmës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button