Abdixhiku: Jemi të vetmit që përpiqemi t’i shmangim zgjedhjet e reja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para seancës konstituive ka deklaruar se partia po përpiqet vazhdimisht për t’i shmangur zgjedhjet e reja.
Para mediave, ai shtoi se në diskutimet me VV-në, po përpiqet që të përfaqësohen bindjet e LDK-së.
“Përderisa përpiqemi, takohemi, mbesim të vetmit që duam t’i shmangim zgjedhjet e reja. Të gjithë ata që na kritikojnë, s’e kuptojnë pse po takohemi, çfarë qëllimi kemi, besoj që na kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të reja edhe një herë. Shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe një herë, është dëmi më i madh që i bëhet Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?