Kërkohet paraburgimi ndaj të dyshuarit për mashtrim me vlerë rreth gjysmë milioni euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet E.R., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi” dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se ka keqpërdorur mjetet financiare të investuara nga një person tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet E.R.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?