Kurti lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në: Për presidentin s’kam emër konkret

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili zgjati më shumë se dy orë.
Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për bashkëpunim me LDK-në, duke theksuar se vendi ka nevojë për përparim të shpejtë.
“Ne jemi të interesuar dhe të gatshëm që të bashkëpunojmë me LDK-në, sepse vendi ka nevojë për progres të përshpejtuar”, tha Kurti.
Sa i përket pozitës së presidentit, Kurti tha se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë, duke nënvizuar se presidenti duhet të jetë pjesë e përfaqësimit të politikës.
“Sa i përket pozitës së presidentit, qëndrimi ynë vazhdon të jetë se pjesë e pushtetit politik, por e përfaqësimit të politikës. Ta shohim se çfarë do të sjellë takimi i ardhshëm. Nuk mund të sjell emër konkret”, deklaroi Kurti.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?