Kaloni te përmbajtja kryesore

Dua Lipa pas natës së parë të “Sunny Hill”: Katy Perry na çoi në Hënë

Themeluesja “Sunny Hillit”, Dua Lipa, ka reaguar pas përfundimit të natës së parë të festivalit, duke e cilësuar atë një sukses dhe duke ftuar publikun për natën e dytë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo vlerësoi performancat e yllit amerikan Katy Perry dhe DJ-së Seth Troxler.

“DITA E PARË Sunny Hill Festival! Katy Perry na çoi në Hënë, ndërsa Seth Troxler na mbajti atje. Shihemi sonte për raundin e dytë!”, ka shkruar Dua Lipa.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button