Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për shkak të temperaturave të larta, nesër do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autoudhë dhe do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30.
“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?