Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me “Po Du” sjellin hitin e verës Ashtu siç ishte paralajmëruar nga vetë dy artistët, madje duke respektuar edhe ditën dhe orën e saktë të publikimit, Elvana Gjata dhe Rilind Alimani kanë ardhur me duetin e tyre më të ri.
Artistja e njohur për hitet e saj, Elvana Gjata, dhe këngëtari më IN i momentit, Rilind Alimani, sapo kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët, i cili mban titullin “Po Du”.
Nëse kërkoni ritëm, vallëzim dhe plot ngjyra që i përshtaten perfekt atmosferës së verës, atëherë ky bashkëpunim duket se i ka të gjitha.
Që në orët e para pas publikimit, kënga ka marrë vëmendje të madhe dhe po klikohet gjithnjë e më shumë, duke u konsideruar si një nga projektet më të nxehta muzikore të kësaj vere.
Projekti muzikor mban vulën e Rilind Alimanit në bashkëpunim me Benny Bee, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Rilindi. Beat-i është realizuar nga Rilind Alimani së bashku me Benny Bee dhe Lennox./RTV21
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?