Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

Lumir Abdixhiku, i ka mbijetuar të enjten nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së, të mbajtur në Prishtinë. Për qëndrimin e tij në krye të partisë kanë votuar 170 delegatë, derisa 152 ishin për largimin e tij.

Deputetja e zgjedhur, Hykmete Bajrami ka konfirmuar se ishte në mesin e 152 delegatëve që votuan për largimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë.

Bajrami në një reagim sot, ka thënë se megjithatë 170 delegatë patën mendim ndryshe dhe në demokraci, fiton gjithmonë demokracia.

“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe.

Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia.

Urime, LDK!”, ka shkruar shkurt Bajrami.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button