Kaloni te përmbajtja kryesore

Çfarë fshihej për më shumë se 40 vjet në Shqipëri? Ambasada amerikane rikthen historinë e vulës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë historinë e ruajtjes së vulës së saj zyrtare, e cila u fsheh për më shumë se katër dekada gjatë ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, shekullin e kaluar.

Në një publikim me rastin e 104-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, Ambasada thekson se vula, e cila daton që nga vitet 1930, është një dëshmi e miqësisë së gjatë ndërmjet dy vendeve, transmeton KosovaPress.

Sipas Ambasadës, pasi Legata Amerikane u mbyll pas pushtimit të Shqipërisë në vitin 1939, Loni Adami dhe bashkëshortja e tij, Andromaqi, rrezikuan gjithçka për ta fshehur vulën zyrtare, duke e ruajtur atë për më shumë se 40 vjet.

Pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ata zbuluan vendin ku e kishin fshehur vulën, në bodrumin e godinës së Ambasadës Amerikane në Tiranë.

“Po ajo vulë qëndron me ne sot. Një miqësi që historia nuk mundi ta thyejë”, thuhet në publikimin e Ambasadës së SHBA-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button