Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Lajmin për mediat e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy  automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button