Kaloni te përmbajtja kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Brus të Lipjanit, mbrëmjen e së premtes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 korrik 2026, rreth orës 19:28, ku pas një mosmarrëveshjeje, një i dyshuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button