Rrahmani i PDK-së: Nëse më 6 gusht nuk formohen tri institucionet, vazhdon kapja e shtetit

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, tha se nëse LVV-ja arrin të ketë një marrëveshje politike deri më 6 gusht dhe t’i zgjedhë tri institucionet qendrore Kuvendin, Qeverinë dhe Presidentin atëherë arsyetohet shtyrja e datës së seancës konstituive nga u.d. presidentja Haxhiu.
Por, sipas tij, nëse vazhdohet vetëm me konstituimin e Kuvendit, atëherë konfirmohet vazhdimi i kapjes së shtetit dhe i qeverisjes autoritare nga LVV-ja.
‘’Nëse më 6 gusht zgjedhet vetëm kryetari i Kuvendit dhe nuk konstituohet asnjë institucion tjetër, atëherë ky është një mekanizëm për ta mbajtur shtetin nën kontroll. Shtyrja e datës për konstituimin e Kuvendit legjitimohet vetëm nëse zgjidhen tri pozitat Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti. Përndryshe, kjo është kapje e shtetit dhe vazhdim i qeverisjes autoritare.’’, tha ai për rtv21./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?