Kaloni te përmbajtja kryesore

Canaj: Kthimi i Thaçit dhe Veselit e ndryshon komplet frymën politike

Analisti Blerim Canaj në RTV21 tha se kthimi potencial i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Kosovë e ndryshon frymën politike.

“PDK po pret se çfarë po ndodh e ma pastaj me u kthjell. Se, t’iu them drejtën, unë jam prej atyre optimistëve të cilët e shohin vendim lirues, për shkak se nuk shoh asnjë arsye, së paku nga ajo që e dimë, që neve na shtin me mendu që mundet me ndodh diçka tjetër. Mendoj se PDK-ja po e pret se çka po ndodh… edhe këta e kryejnë problemin e lidershipit, po çka është e rëndësishme, kthimi i Thaçit dhe Veselit sidomos e ndryshon komplet frymën politike në Kosovë. Madje veç prezenca e tyre, hiq mos me hy në zgjedhje, e ndryshon frymën politike pak apo shumë, ende s’mundem me thënë kurgjo”, tha ai.

Tutje sipas Canajt liderët e PDK-së që janë në Hagë nuk është se ‘kanë lënë dikend në PDK’/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button