Pas stuhisë rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë, humb jetën 61-vjeçari në Viti

Valon Osmani nga policia rajonale e Gjilanit, konfirmoi se sot rreth orës 16:30, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, një person mashkull kosovar i vitit të lindjes 1965, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij, me ç’rast ka pësuar lëndime në kokë.
Sipas tij, i njëjti me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?