Vazhdon protesta te deponia në Sverkë, protestuesit raportojnë vështirësi në frymëmarrje

Banorët e fshatit Sverkë të Pejës dhe fshatrave përreth po e vazhdojnë protestën e nisur mëngjesin e sotëm, pranë deponisë së mbeturinave në këtë fshat.
Ekipi i RTV21 raporton nga terreni se në vendin e protestës kanë shkuar dy autoambulanca. Sipas një protestuesi, i cili e bëri të ditur për RTV21, ekipet mjekësore u kanë ofruar ndihmë protestuesve që kanë shfaqur probleme me frymëmarrje si pasojë e tymit dhe ajrit të ndotur.
Më 18 korrik të këtij viti, banorët e kësaj ane në Sverkë kanë protestuar për shkak të zjarrit dhe tymit në deponinë e mbeturinave./RTV21/21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?