Kaloni te përmbajtja kryesore

Stuhia me breshër godet Istogun, shkakton dëme të mëdha në bujqësi

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër ka goditur pasditen e së hënës komunën e Istogut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi.

Ndër fermerët e prekur është edhe Nazmi Blakaj, të cilit i janë dëmtuar rreth 7 hektarë të mbjellë me shalqi.

. Pamjet e siguruara nga RTV21 tregojnë dëmet e mëdha që ka lënë pas moti i lig, me të mbjellat që janë goditur rëndë nga breshëri.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte parashikuar për sot mot kryesisht me diell gjatë paradites, ndërsa pasdite shtim të vranësirave, me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona të vendit.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale priteshin të lëviznin nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi, me shpejtësi prej 2 deri në 8 metra për sekondë, ndërsa priteshin edhe përforcime të përkohshme gjatë zhvillimit të vranësirave.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button