Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasadori Qehaja tregon kur pritet të mbërrijnë trupat e tre kosovarëve që humbën jetën pranë kufirit RMV–Kosovë

 

 

Ambasadori Qehaja tregon kur pritet të mbërrijnë trupat e tre kosovarëve që humbën pranë kufirit RMV–Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllime për familjarët e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e mbrëmshëm në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.

Qehaja ka bërë të ditur se Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e viktimave, për të ofruar ndihmën e nevojshme gjatë trajtimit të rastit.

Sipas tij, pas përfundimit të procedurave nga autoritetet përkatëse, trupat e pajetë pritet të transportohen në Kosovë.

“U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të tyre. Në këto çaste të rënda ndaj dhimbjen me familjet dhe të dashurit e të ndjerëve. U prehshin në paqe”, ka shkruar ambasadori.

 

 

E konfirmon MPB: Personat që ishin nisur drejt Kosovës, gjenden pa shenja jete

Tre personat e raportuar të zhdukur janë gjetur pa shenja jete, bëjnë të ditur nga MPB-ja. Bëhet fjalë për Ejup Tërnavën, Cennet Tërnavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, njofton TV21.

“U gjet një automjet “Mercedes” i përmbysur në rrugën PKK Bllacë–Shkup, tre persona të vdekur

Më 19.07.2026, në ora 22:35, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit ndodhet një automjet i përmbysur i markës “Mercedes” me targa gjermane. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar zyrtarë policorë, të cilët kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur (një mashkull dhe dy femra). Vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore. Më herët, në ora 13:40, në Stacionin Policor Bit Pazar, një shtetas i Kosovës kishte raportuar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta kishte qenë më 18.07.2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button