Kaloni te përmbajtja kryesore

Kasolli: Abdixhiku me fjalimin e tij e shfajësoi Kurtin për zgjedhjet e reja?

Shkruan Afrim Kasaolli:

Kasolli: Abdixhiku me fjalimin e tij e shfajësoi Kurtin për zgjedhjet e reja?

Pas konfirmimit se delegatë të pakënaqur me drejtimin e LDK-së kanë deponuar pranë Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, që ka për synim shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit, ky i fundit me anë të paraqitje publike, iu drejtua anëtarësisë së këtij subjekti politik dhe qytetarëve të Kosovës.

Fillimisht e pranoi se tashmë ajo nismë nuk është spekulim, por iniciative konkrete e mbështetur nga 148 delegatë, ndonëse sipas deputetit të Armend Zemaj atë e kanë nënshkruar 151 të tillë.

Në ndërkohë në kuadër të asaj paraqitje ai bëri të ditur se do ta ndërpres angazhimin tij politik për themelimin e institucioneve të reja të dalura nga zgjedhjet e 7 qershorit. Madje ai nuk i mohoi pretendimet e mediumit Koha, se Albin Kurti dhe Lumir Abixhiku janë dakorduar edhe për ndarje konkrete të posteve qeveritare, por se vetëm nuk mund të përkushtohet ndaj këtij procesi në emër të LDK-së, derisa kontestohet nga brenda.

Mirëpo, përtej këtij interpretimi teknik, kryetari i LDK-së, nuk la pa hedhur dyshime konspirative për kohën, rrethanat dhe pasojat që do të krijojë kërkesa për shkarkimin e tij. Sepse si e tillë, ajo po artikulohet jo vetëm pas disa zhvillimeve të brendshme në këtë parti, por pikërisht në kohën kur vendit i duhen me shumë se kurrë institucione.

Prandaj, duke e luftuar atë nga brenda, potencialisht edhe me mundësinë e shkarkimit, atëherë ekziston rreziku që vendi të mbetet pa institucione qendrore si dhe përballë zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në vjeshtë.

Një justifikim i tillë është mbase dhurata me e mirë politike për Albin Kurtin në këtë kohë. Sepse, tashmë çdo zvarritje apo dështim në krijimin e institucioneve të reja, nuk është përgjegjësi e tij politike, por e një komploti të brendshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës “ e nxitur nga jashtë” për ta penguar atë pikërisht në kohën kur ishte me afër se kurrë.

Madje nuk është e rastësishme, që edhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje me te madhe janë duke insistuar për ta paraqitur këtë përpjekje si të motivuar nga kalkulimi për penguar dakordimin ndërmjet këtyre dy subjekteve politike për t’i dhënë vendit institucione. Në fund, Abdixhiku nuk ka la pa e shprehur habinë për këtë praktikë, sepse ajo është e panjohur në historinë 37 vjeçare të këtij subjekti politik.

Mbase ka të drejtë në pikë. Por po ashtu, në historinë më historinë e këtij subjekti politik nuk kishte ndodhur, që brenda natës kundërshtarja me e madhe e LDK-së deri dje, ajo që e kishte sakatuar atë elektoralisht në favor të Albin Kurtit, brenda natës të shndërrohet në mbartësen kryesore të betejës kundër tij, duke i margjinalizuar shumë prej figurave tjera që ishin përballur me binomin e pushtetit Kurti-Osmani.

Ky paradoks me të drejtë ngjalli dyshime se motivi kryesor i Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit nuk është kultivimi i një rezistence dhe qëndrese politike ndaj modelit qeverisës të Albin Kurtit, por mbijetesa e tyre personale në pakt me këtë të fundit mbi kurrizin e LDK-së. Sepse me këtë qasje ky tandem nga liderë me orientim modern, e kane krijuar përshtypjen se janë bere mishërim autentik i asaj sentences arkaike e cila pohon se “Dorën që nuk mund ta thyesh, puthe”.

Formule, kjo e cila e afirmon përshtatjen me pushtetin mbi çdo standard tjetër. Prandaj, nuk asgjë të jashtëzakonshme në këtë rast. Pos që Lumir Abdixhiku po përballet me disa nga pasojat e veprimeve të tij.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button