Kaloni te përmbajtja kryesore

Fushtica zgjedhet Kryetar i Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, Lulzim Fushtica, është zgjedhur Kryetar i Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Sipas njoftimit, ky Kolegjium synon të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional, shkëmbimin e praktikave më të mira, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe koordinimin e përbashkët për përballimin e sfidave në fushën e sigurisë publike, mbrojtjes civile dhe menaxhimit të emergjencave.

“Sot u themelua zyrtarisht Kolegjiumi për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, si një platformë profesionale bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet drejtorëve komunalë përgjegjës për sigurinë dhe emergjencat. Me besimin e kolegëve nga komunat e Kosovës, në krye të Kolegjiumit u zgjodh Lulzim Fushtica, Drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet. Ky Kolegjium synon të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional, shkëmbimin e praktikave më të mira, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe koordinimin e përbashkët për përballimin e sfidave në fushën e sigurisë publike, mbrojtjes civile dhe menaxhimit të emergjencave. Falënderojmë Asociacionin e Komunave të Kosovës, OSBE-në dhe të gjithë drejtorët komunalë për mbështetjen dhe besimin e dhënë në themelimin e këtij mekanizmi të rëndësishëm. Le të jetë ky një hap i ri drejt ndërtimit të komuniteteve më të sigurta, më të qëndrueshme dhe më të përgatitura për çdo sfidë”, thuhet në nioftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button