Kaloni te përmbajtja kryesore

BE për deklaratën skandaloze të ministres serbe: Nuk ka vend në Evropë për një retorikë të tillë

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratës së ministres në Qeverinë e Serbisë, Snežana Paunović duke thënë se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon dhe mbështet spastrimin etnik.

Zëdhënësja e BE-së Anitta Hipper tha se unioni pret nga të gjithë liderët që të sillen me përgjegjësi dhe të përmbahen nga çdo retorikë nxitëse dhe njëkohësisht të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të besimit dhe stabilitetit rajonal.

“Parimi themelor është se nuk duhet të ketë vend dhe nuk ka vend në Evropë për retorikë që justifikon dhe mbështet spastrimin etnik. Deklaratat e tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimin, llogaridhënien dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Gjithashtu bien ndesh me përkushtimet e bëra nga Serbia në kornizat e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj ne presim nga të gjithë liderët që të sillen me përgjegjësi dhe të përmbahen nga çdo retorikë nxitëse dhe njëkohësisht të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të besimit dhe stabilitetit rajonal”, tha Hipper.

Hipper tutje shtoi se BE-ja është e përkushtuar edhe për identifikimin e personave të zhdukur dhe jo vetëm përmes procesit të dialogut.

“Nuk ka vend për një retorikë të tillë dhe siç u tha ka pasur një numër deklaratash gjatë këtyre viteve. Sa i përket rëndësisë dhe njohjes së fakteve dhe gjithashtu nderimit të viktimave dhe njëkohësisht edhe mbështetjes për identifikimin e personave të zhdukur dhe për promovimin e një bashkëjetese paqësore ndërmjet njerëzve kjo është diçka që ne po bëjmë edhe në dialogun e lehtësuar dhe gjithashtu në procesin e zgjerimit” , tha Hipper./RTV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button