Kaloni te përmbajtja kryesore

Bordi i Paqes njofton: Pjesëtarë të tjerë të FSK-së i bashkohen misionit për sigurinë në Gaza

Forca Ndërkombëtare e Sigurisë (ISF) ka mirëpritur anëtarët e rinj nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët do të angazhohen në mbështetjen e përpjekjeve për sigurinë në Gaza.

Në njoftimin e publikuar nga Bordi i Paqes, është bërë e ditur se pjesëtarët e FSK-së do të kontribuojnë në fusha si logjistika dhe çështjet civile.

“ISF mirëpret anëtarët më të rinj nga Forca e Sigurisë së Kosovës në ekip. Ata do të mbështesin përpjekjet e sigurisë në Gaza në fusha të tilla si logjistika dhe çështjet civile”, thuhet në njoftimin e Bordit të Paqes.

Ky angazhim vjen në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për mbështetjen e strukturave të sigurisë dhe administrimit civil në Gaza.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button