Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë–Pejë

Tre persona janë të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielen në rrugën Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj,
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Llazicë (rruga Prishtinë–Pejë), ku ishin të përfshira dy automjete.

“Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa asnjëri prej tyre nuk është hospitalizuar, pasi janë liruar për në shtëpi. Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, deklaroi Elezaj

Po ashtu bëri të ditur se policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button