Qarkullimi i ndaluar deri më 18 korrik – Rama ndan pamje nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

Kanë nisur punimet për riparimin e rrugës që çon nga rrethi i flamurit deri te rrethi i spitalit, në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Në një video të publikuar, Rama shpërfaq ekskavatorët duke punuar në rrugën “Fehmi Lladrovci”, që, sipas lajmërimit të djeshëm, do të jetë nën punime intensive nga 10 deri më 18 korrik.
Gjatë kësaj kohe, edhe Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar që të shfrytëzohen rrugë alternative për qarkullim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?