Armend Zemaj: Kam nënshkruar kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut, janë 150 sosh

Anëtari i LDK-së, Armend Zemaj tha se ka nënshkruar kërkesën për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të kësaj partie, rrjedhimisht mbajtjen e Kuvendit të brendshëm të LDK-së.
“Jo vetëm që e kam nënshkruar, por janë më shumë se 150 nënshkrime tash që kanë kërkesë për Kuvend të Jashtëzakonshëm të LDK-së”, tha Zemaj, përcjell rtv21.tv
Ai shtoi se në mbledhjen e LDK-së kishte edhe mendime që t’i jepej përkrahje Abdixhikut për këtë post.
“Sa i përket mungesës së Avdullah Hotit në mbledhje, tha se ai e ka thënë publikisht se nuk merr pjesë “në një kryesi jostatutare”, derisa për Hykmete Bajramin tha se nuk e di pse nuk ishte në mbledhje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?