Gjini – Kurti: S’kemi nevojë për takim, nëse i pranoni 6 pikat tona ndihmojmë për presidentin

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka publikuar përgjigjen që ia ka kthyer kreut të VV-së, Albin Kurti.
Gjini në letër i ka thënë Kurtit se nuk ka nevojë për takim, ngase kërkesa e Aleancës mbetet e njëjtë. Gjini ka deklaruar se AAK-ja ndihmon zgjedhjen e presidentit nëse mandatari për kryeministër pranon 6 kushtet e AAK-së.
“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti.
Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik”, ka shkruar Gjini në Facebook, ku ka bashkëngjitur letrën dërguar Kurtit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?