Haziri: LDK e interesuar me i dhënë vendit bashkëpunim politik

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri foli për ftesën që lideri i LVV-së, Albin Kurti iu ka bërë PDK-së dhe LDK-së, përcjell RTV21.
Haziri tha se kjo ftesë po trajtohet dhe po diskutohet brenda strukturave të LDK-së, dhe në fund do t’i japin sqarimet e domosdoshme.
“Ne e konfirmojmë kulturën tonë politike, rolin e LDK-së e cila është shtetformuese, është e interesuar me i dhënë vendit dije politike, me i dhënë bashkëpunim politik, pragmatizëm politik edhe me ia kthy njerëzve besimin në institucione”, tha Haziri.
“Në parim ne kemi konfirmu që jemi për bashkëpunim, tri parime kryesore që LDK-ja i ka ofru besoj që i kanë trajtuar seriozisht dhe është njëra prej arsyeve që ka ardhur ftesa.”
Ai nuk dha përgjigje të qartë nëse do të hyjnë në koalicion me LVV-në, duke thënë se këto gjëra do të bëhen të ditura pas mbledhjes së LDK-së.
Kurse sa i përket çështjes së mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut, Haziri tha se janë çështje të brendshme të cilat po diskutohen.
“Dhe gjithçka në kulturën tonë që lidhen me kërkesa politike, ne i trajtojmë politikisht”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?