Gruda: Ftesa e Kurtit para themelimit të Kuvendit tregon që do të flitet për krijimin e të gjitha institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Perparim Gruda, para mbledhjes së kryesisë së PDK pë RTV21 ka thënë se ftesa e Kurtit për liderët e partive opozitare tregon që do të flitet për krijimin e të gjitha institucioneve.
Gruda këtë qëndrim të tij e ka lidhur me faktin se ftesa ka ardhur para konstituimit të Kuvendit.
“Meqë ftesa është bërë para krijimit të institucioneve, radha është bërë për formimin e krejt institucioneve. Asnjë parti s’ka fituar në zgjedhjet e fundit numrin e nevojshëm me i bë krejt insitutcionet”, ka thënë Gruda para mbledhjes së kryesisë së PDK./21Media/RTV21
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?