Kaloni te përmbajtja kryesore

“Me LDK janë në bisedime”, Demaj zbulon: VV e ka gati draft-marrëveshjen me PDK-në

Analisti Emanuel Demaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se në bazë të burimeve që ai ka, Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar takime dhe bisedime me partitë parlamentare pas zgjedhjeve, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të reja.

Demaj tha se Vetëvendosje ka pasur më shumë se tri takime me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), por sipas tij, këto kontakte nuk janë bërë publike.

Ai shkoi edhe më tej, duke pretenduar se ka pasur bisedime edhe me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe se mes palëve madje është arritur edhe një draft-marrëveshje.

“LVV ka pasur më shumë se tri takime me LDK-në që nga zgjedhjet. Janë në bisedime me LDK-në për krijimin e institucioneve bashkërisht, por kjo nuk do të thotë se këto duhet të jenë publike. Edhe me PDK-në kanë biseduar dhe janë duke biseduar. Për herë të parë po e them se kanë një draft-marrëveshje të gatshme me PDK-në. Nuk është problemi te VV, por te PDK-ja, sepse PDK ka probleme të brendshme për të arritur një koalicion”, deklaroi Demaj.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button