“Donika nuk kish guxu me fol pa e vet Dejona Mihalin e Albin Kurtin”, Canaj “përplaset” me Demajn

Analistët Blerim Canaj dhe Emanuel Demaj në emisionin “Click” të RTV21 kanë komentuar mundësinë e një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se deklaratat e deritanishme tregojnë se një bashkëpunim i tillë mbetet i pamundur.
Canaj tha se qëndrimet e zyrtarëve të Vetëvendosjes nuk janë të rastësishme dhe se ato reflektojnë vullnetin e lidershipit të partisë.
“Nga VV ka deklarata se jo me PDK-në në koalicion. A po mendoni që Donika do të guxonte të dilte të fliste pa e pyetur Dejona Mihalin dhe Albin Kurtin?”, tha Canaj.
Në anën tjetër analisti Emanuel Demaj, theksoi se refuzimi nuk ka ardhur vetëm nga Vetëvendosje, por edhe nga PDK-ja.
“Sami Lushtaku doli dhe tha jo”, u shpreh Demaj.
Duke vazhduar argumentimin e tij, Canaj tha se, sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk është i gatshëm të ndajë pushtetin me forcat e tjera politike.
“Albin Kurti nuk ndan pushtet me askënd, ai do vetë dhe pikë”, deklaroi Canaj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?