Kaloni te përmbajtja kryesore

Mërgimtarët në rrugë për Kosovë, gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat mbi qarkullimin në pikat kufitare të Kosovës, sipas të cilave situata paraqitet e qetë, pa kolona dhe me pritje minimale.

Sipas përditësimit të bërë në orën 20:11, në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje, raporton IndeksOnline.

Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku automjetet presin 10 deri në 15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Sipas të dhënave zyrtare, nuk është raportuar asnjë kolonë automjetesh në asnjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button