Demaj: I vetmi njeri që mundet me shpëtu LDK-në është Përparim Rama

(Lajm i përditësuar)
Demaj: I vetmi njeri që mundet me shpëtu LDK-në është Përparim Rama
Analisti Emanuel Demaj, në emisionin “Click” në RTV21, tha se pjesa e anëtarëve të LDK-së që janë kundër Lumir Abdixhikut e duan Përparim Ramën kryetar.
Madje, ai tha se Rama është zgjidhja e LDK-së.
“Unë mendoj që i vetmi njeri që mundet me shpëtu LDK-në është Përparim Rama, sepse e ka dëshmu. Ma shumë ka bo opozitarizëm Përparim Rama se sa të gjithë, duke mos ia mohu kontributin as Hykmete Bajramit, e cila ka qenë shumë e zëshme në opozitë, ndërsa të tjerët kanë qenë gjumashë”, tha ai.
Demaj: Abdixhiku i dashuruar në post, është fatkeqësia e LDK-së
Analisti Emanuel Demaj, në emisionin “Click” në RTV21, duke komentuar zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), tha se fajtori kryesor për situatën aty është lideri i saj, Lumir Abdixhiku.
“Abdixhiku, i cili është i dashuruar me postin e tij. Edhe vetë ajo që tha se në vitin 2027 do të shpallen zgjedhjet, ky është duke pritur që të futet në koalicion me LVV-në dhe pastaj të ndodhë çfarë të ndodhë. Ky po mundohet të përfitojë nga kjo situatë, sepse përndryshe nuk ka asnjë arsye tjetër që zoti Abdixhiku ta shtyjë Kuvendin e Përgjithshëm, t’i hapë zgjedhjet nga nëndegët e kështu me radhë, siç e bëri PDK-ja. I ka humbur tri palë zgjedhje, ka rënie… Thjesht, ky person është fatkeqësi për LDK-në. Nuk i ka sjellë asgjë të mirë LDK-së, por ndoshta nuk ka qenë edhe koha e tij”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?