Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: Vonesat mund ta shtyjnë aktgjykimin, por jo ta ndryshojnë të vërtetën

Vlora Çitaku nga PDK ka reaguar pas caktimit të datës së shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Çitaku ka shkruar se drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Vonesat mund ta shtyjnë aktgjykimin, por nuk mund ta ndryshojnë të vërtetën.

“16 shtator 2026, ora 10:00. Edhe dita e shpalljes së aktgjykimit po shtyhet sërish. Këto vonesa të turpshme nuk kanë më asnjë lidhje me drejtësinë. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Vonesat mund ta shtyjnë aktgjykimin, por nuk mund ta ndryshojnë të vërtetën. Ne besojmë në drejtësi. Jo në drejtësi politike, por në drejtësi të vërtetë. Drejtësi për çlirimtarët. Drejtësi për historinë. Drejtësi për të ardhmen. Besojmë se, më në fund, do të flasë drejtësia. Për Kosovën. Për UÇK-në”, ka shkruar Vlora Çitaku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button