Kaloni te përmbajtja kryesore

Ekstradohet nga Kosova për në Gjermani një i kërkuar përmes INTERPOL-it për trafikim me narkotik

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka njoftuar se kanë ekstraduar nga Kosova për në Gjermani një shtetas gjerman.

Gjermani me inicialet A.R, po kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Gjermanisë, për veprën penale “Trafikim me narkotik”.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe pas bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button