Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti ende në pritje të certifikimit të rezultateve: pa humbur kohë, do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur se është në pritje të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit nga KQZ që më pas të nisë “pa humbur kohë” diskutimet me partitë tjera për formimin e institucioneve të reja.

“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve. Certifikimi i rezultateve duhet të presë për certifikimin e ankesave dhe më pastaj, pa humbur kohë, do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”., tha ai.

Kurti nuk iu përgjigj gazetarëve që e pyetën se kë e preferon për koalicion. Ai u arsyetua se është duke u nxituar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button