Haxhiu në pritjen për 250-vjetorin e SHBA-së: Parimet amerikane frymëzuan edhe përpjekjen e shqiptarëve për liri

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar rolin historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në promovimin e demokracisë dhe lirisë, gjatë fjalimit të saj në pritjen e organizuar nga E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Haxhiu ka thënë se përvjetori i pavarësisë amerikane nuk është vetëm një datë për t’u shënuar, por një rikthim te parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti amerikan.
“Sonte, ne festojmë 250 vjet të Pavarësisë së Amerikës. Një numër i tillë lehtësisht mund të shndërrohet vetëm në një ceremoni. Por në rastin e Amerikës, ai na kthen te një revolucion që nisi me një pyetje shumë konkrete politike: Kush ka të drejtë të qeverisë dhe nga buron kjo e drejtë?”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se përgjigjja e dhënë në vitin 1776 vazhdon të ketë rëndësi edhe sot, duke nënvizuar rolin e popullit në legjitimitetin e pushtetit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?