Kaloni te përmbajtja kryesore

31 shtete që kontribuojnë me trupa në KFOR mblidhen në Film City, Ulutas u flet për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, ambasadorë, shefa misionesh dhe përfaqësues të lartë kombëtarë nga 31 shtetet kontribuuese në këtë mision.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR thuhet se Ulutas ka folur për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e KFOR-it dhe prioritetet e misionit për periudhën në vijim, shkruan Reporteri.net.

Ai ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe ka shprehur mirënjohje ndaj të gjitha shteteve kontribuuese me trupa.

“Komandanti i KFOR-it rikonfirmoi përkushtimin e misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, si dhe shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj të gjitha shteteve kontribuuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme” thuhet mes tjerash në njoftimin e KFOR’it.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button