Kaloni te përmbajtja kryesore

Morën nga 300 euro ryshfet, aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet D.N. dhe E.Q., të cilët dyshohen për veprën penale të marrjes së ryshfetit gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë, në dy raste të ndara gjatë vitit 2022 në Gjakovë, kanë vepruar në bashkëveprim duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, me qëllim që të mos vepronin në përputhje me detyrat e tyre zyrtare.

Aktakuza specifikon se në secilin prej dy rasteve, D.N. dhe E.Q. kanë kërkuar dhe pranuar nga 300 euro, si kundërshpërblim për të mos ndërmarrë veprimet që u takonin sipas detyrës zyrtare.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që, pas shqyrtimit të çështjes, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Gjithashtu, është kërkuar shqiptimi i dënimit plotësues, përkatësisht ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button