Kaloni te përmbajtja kryesore

“Festojmë me miqtë tanë kosovarë”, Ambasada amerikane gati për festën e 250-vjetorit të pavarësisë

Ambasada Amerikane në Prishtinë është bërë gati për t’i pritur të ftuarit që do të marrin pjesë në kremten e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Për festën që do të shënohet në Prishtinë, Ambasada Amerikane ka shpërndarë pamje nga ambientet e saj.

Një prej elementeve që bie në sy është një flamur gjigant i SHBA-së i vendosur në pjesën ballore të ndërtesës së ambasadës.

Gjithashtu, në pjesët e tjera bashkë me flamuj amerikanë, janë edhe ata të Kosovës.

Aty është bërë gati edhe pjesa e foltores, në të cilën do të mbahen fjalime.

“Festojmë me miqtë tanë kosovarë”, është njëra nga pjesët e përshkrimit të postimit të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button