Sërish alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, policia rrethon zonën

Policia e Kosovës ka marrë sërish një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë, duke rrethuar zonën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për portalin rtv21.tv ka thënë se në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët dhe se njësitet përkatëse janë duke u marrë më rastin.
“Rreth orës 08:00 kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Pllana.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?