Kaloni te përmbajtja kryesore

Haziri nuk përgjigjet nëse ka takime me LVV-në për formimin e institucioneve

Kryesia e LDK-së ka nisur mbledhjen e partisë me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe pozicionimi i partisë në proceset e ardhshme institucionale.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i pyetur nga RTV21 nëse do të ketë takime me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja, nuk ka dhënë përgjigje.

Ai ka deklaruar se në mbledhjen e Kolegjiumit të Degëve të partisë po trajtohet situata paszgjedhore, si pjesë e punës së rregullt të kryetarit dhe organeve të LDK-së.

“Është takim i kolegjiumit të degëve të LDK-së. Në situatë paszgjedhore është pjesë e punës ku kryetari i LDK-së dhe organet e LDK-së fillojnë ta trajtojnë situatën paszgjedhore. Kjo është në funksion të proceseve politike në të cilat LDK-ja ka vendosur parimisht që të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve”, u shpreh Haziri.

Gjatë ditës sipas burimeve brenda këtij subjekti politik, RTV21 raportoi se kjo mbledhja do të mbahet me kryetarët e degëve të këtij subjekti politike dhe në të do të diskutohen kërkesat për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button