Kaloni te përmbajtja kryesore

Qasja ndaj gazit amerikan, Peci: Kjo politikë nuk është antiamerikane – por anti-kosovare

(Lajm i përditësuar)


Samiti i NATO-s, Peci: Erdogan do të donte përfaqësues nga Kosova, por s’kishte kë të ftonte

Analisti politik Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21, ka folur për samitin e NATO-s për të cilin Kosova nuk do të marrë pjesë. Ai shtoi se mungesa e institucioneve të plota shtetërore ndikon në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Besoj që Erdogani kishte pasur qef të ketë dikë të Kosovës, por ndoshta nuk ka pasur kënd ta thirrë. S’ke president të vendit, je nën detyrë, krejt këto elemente ndikojnë”, deklaroi ai.

Peci tha se në këtë samit marrin vetëm kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, duke shtuar se Kosova nuk mund të marrë pjesë.

“Në samitin e NATO-s marrin pjesë vetëm kryetarët e shteteve, qeverive anëtare të NATO-s. Për pjesëmarrjen në samit Kosova edhe asnjë vend që nuk është anëtar i NATO-s nuk mund të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit të NATO-s. Ajo është vetëm për anëtarët e NATO-s, tha ai. /RTV21/21Media


Qasja ndaj gazit amerikan, Peci: Kjo politikë nuk është antiamerikane, por anti-kosovare

Analisti politik Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21, ka deklaruar se është e gabuar bindja se Kosova po “i bën qirak Amerikës” në çështjen e gazit, duke e quajtur këtë qëndrim “çmenduria më e madhe”.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe e mbështesin atë për ta bërë më të qëndrueshme.

“Dikush po mendon, në opinion publik ka plotë të tillë, që ne po bëjmë qirak Amerikën, kjo është çmenduria më e madhe. Ajo po të jep mundësinë si shtet që ka investuar në ty për të bërë shtet, pa qenë Amerika kurrë shtet nuk ishim bërë, le të harrojnë atë muhabet. Ai ka investuar, dëshiron të bëjë të qëndrueshëm. Kjo politikë nuk është antiamerikane, është anti-kosovare, kundër interesave të Kosovës”, ka thënë Peci.

Ai ka shtuar se duhet të shpjegohet më qartë arsyeja pse gazi amerikan nuk duhet të vijë në Kosovë./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button