Aktakuzë ndaj një personi, po përgatiste një “vrasje të rëndë” me marrëveshje për shpërblim financiar

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj E.H, për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.
Sipas aktakuzës, ai dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet tij dhe të dëmtuarit M.D., kishte planfikuar privimin nga jeta të të dëmtuarit, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimin e armës që do të përdorej për realizimin e saj.
“Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtorë dhe ndaj tij të shqiptohen sanksionet e parapara me ligj”, thuhet në njoftim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?